Konsulli japonez u dëbua nga Rusia, Japonia shpall “non grata” konsullin rus në shenjë hakmarrjeje

schedule15:22 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:22 - 4 Tetor, 2022

Tokio ka urdhëruar një konsull rus në Sapporo që të largohet nga veni deri më 10 tetor në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e një konsulli japonez në Vladivostok muajin e kaluar, tha sot Ministria e Jashtme e Japonisë.

Në shtator, shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi se kishte arrestuar konsullin japonez për spiunazh të dyshuar dhe e urdhëroi atë të largohej nga Rusia.

Zëvendësministri i Jashtëm japonez Takeo Mori telefonoi sot ambasadorin rus Mikhail Galuzin dhe e informoi atë për vendimin e Japonisë.

Tokio e shpalli konsullin rus në Sapporo “persona non grata” dhe i kërkoi konsullit të largohej nga Japonia brenda gjashtë ditëve të ardhshme.

“Është e qartë se kjo lëvizje e fundit nga pala japoneze mund të çojë vetëm në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat tashmë janë përkeqësuar kohët e fundit si rezultat i politikës destruktive të Tokios”, tha Galuzin në një deklaratë./Abcnews.al/