Konstituohet KAS dhe Rregullatori, Celibashi: Nisim menjëherë punën për teknologjinë në zgjedhje

schedule15:48 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:48 - 12 Tetor, 2020

 Fryti kryesor i marrëveshjes së 5 qershorit, është tashmë një realitet. KQZ-ja e re tashmë e riformatuar sipas marrëveshjes mes PS, PD dhe LSI, ngriti dhe ty trupat e tij: Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave.

“Koha e shkurtër e cila është në dispozicion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve të tejkalohet me një vullnet akoma më të shtuar të secilit prej nesh”,-tha kryekomisioneri Celibashi.

Prioriteti i opozitës i prezantuar në KQZ nga zv. Komisionari Pelingu është teknologjia në zgjedhje. Që identifikimi elektronik i votuesve të mos dështojë, duhet që Rregullatori të marrë disa vendime për tenderimin e teknologjisë.

“Ne kemi përgatitur një urdhër për të ngritur një grup pune. Shumë shpejt do të kemi gati dhe projektaktet për tu miratuar nga Rregullatori. Jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibilitet nga politika për këtë çështje, dhe për sa kohë që qoftë dhe një pjesë e saj e konsideron si një aspekt të lidhur ngushtësisht me integritetin e procesit zgjedhor, ne e kemi gjithë fokusin aty”, tha Ilirjan Celibashi.

Ndërsa për Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, të njohur ndryshe si KAS puna fillon pak më vonë, atëherë kur partitë, apo kandidatët të vijnë me ankesa për vendimet e kryekomisionerit Celibashi apo për Rregullatorin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!