Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështim pas dështimi/ Hisen Berisha: Shkak vullneti politik i Albin Kurtit

schedule09:06 - 10 Korrik, 2025

schedule 09:06 - 10 Korrik, 2025

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të 44-ën herë radhazi, të mërkurën më 9 korrik, duke thelluar më tej krizën institucionale që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në shkurt. Kosova vijon të mbetet pa një qeveri të re, ndërsa tensionet politike po pengojnë funksionimin e institucioneve demokratike.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC Neës, deklaroi se mungesa e konstituimit nuk lidhet me ndonjë ngërç teknik apo mungesë numrash, por është pasojë e një vullneti të qëllimshëm politik për të mbajtur Kuvendin të bllokuar. Sipas tij, në qendër të kësaj strategjie qëndron kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili siç u shpreh “sillet sikur ka shumicën absolute, ndërkohë që ka humbur legjitimitetin”.

Berisha theksoi se çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e votimit apo për të anashkaluar rregulloren do të përbënte shkelje të Kushtetutës, duke e konsideruar situatën aktuale si një krizë të re politike të krijuar dhe e përdorur nga vetë Kurti për të shmangur përgjegjësinë për dështimin e tij qeverisës.

“Seanca e konstituimeve është një standard, që është brenda rregullore së brendshëm të Kuvendit, e cila nuk lejon asnjë ndryshim. Nuk lejon interpretime të tjera shtesë. Arsyeja se përse nuk ka një afat është pikërisht për arsyen se partia fituese duhet që ta ketë kryetarin e Kuvendit, Çdo marrëveshje për të bërë një votim të fshehtë  të votimit do të ishte një marrëveshje për të shkelur rregulloren, germën e ligjit dhe të Kushtetutës. Prandaj nuk qëndron. Kuvendi i Kosovës nuk është se nuk po konstituohet për shkak të ndonjë ngërçi apo për ndonjë mungesë numrash, është për shkak të një vullneti politik të qëllimshëm për të pasur në bllokim. Më qendër të këtij bllokimi qëndron Albin Kurti, i cili po sillet sikur ka shumicën absolute që në të vërtet nuk e ka dhe ka humbur legjitimitetet dhe nuk mund të ushtrojë më kontroll politik mbi Kuvendin. Metoda e imponimit apo e dominimit të proces nuk është demokratike. Kuvendi i Kosovës ndodhet në një “udhëkryq” as nuk ka vend për dalje dhe as nuk ka dëshirë apo vullnet për zbatim të ligjit. Është një realitet që po shikojmë, sepse këtu kemi të bëjmë tani me një krizë që quhet e re dhe është një strategji për të fshau vetë dëshmimin politik Albin Kurti. Ky e krijon krizën vetë, më pas i instrumentalizon atë dhe më pas e4 përdor si arsyetim për të mos pranuar vetë dështimin e vet”, tha Hisen Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!