Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar këtë të mërkurë vendimin e plotë pas kërkesës së Listës Serbe për të mos pranuar votimin veç e veç të nënkryetarëve të pakicave. Kjo do të thotë që nga sot deputetët e legjislacionit të nëntë kanë kohë 12 ditë për ta përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit.
Analisti Shkodran Hoti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm dhe se për konsituuimin e plotë të Kuvendit duhet të zgjidhet edhe nënkryetari nga Lista Serbe. Më tej, Hoti tha se Vetëvendosja mund të shkaktojë bllokadë duke mos votuar nënkryetarin përfaqësues të komunitetit serb, ndërkohë që janë të paqarta masat nëse Kuvendi nuk konstituohet.
“Gjykimin e Kushtetueses e kemi të plotë, janë dhënë ato që ishin pritur. Kryesorja është që Kuvendi nuk është konstituuar plotësisht dhe duhet të zgjidhet me patjetër nënkryetari. Kryetari i Komunitetit serb duhet të zgjidhet nga Lista Serbe, ndërkohë shprehimisht ishte e nënkuptuar që votimi i nënkryetarëve nuk duhet të ioshte në pako. Kjo levë mund të krijojë bllokadë, partia VV do të veprojë njëjtë sa I përketë nënkryetarit të pakicës serbe dhe duke mos e votuar do ta bllokojë. Ndërkohë nuk janë parashikuar masa nëse nuk konstituohet Kuvendi.
12 ditshi që ka mbetur nuk është një garanci që në fund të kësaj date do ta kemi të përfunduar procesin.” / abcnews.al /



