Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar ditën e sotme në pyjet e njësisë administrative Ungrej në Lezhë.
Flakët janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik në zonë pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.
Punonjësit e agjencisë së shërbimit pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.