Konsiderohet “tradhtar” nga tifozët e Milan, ish-drejtori i “Kuqezinjve” zbulon arysen e largimit të Calhanoglu

schedule13:56 - 8 Shkurt, 2024

schedule 13:56 - 8 Shkurt, 2024

Mund të thuhet me plot gojë se është një nga mesfushorët më të mirë në botë. “Fantazisti” turk i Inter, Hakan Calhanoglu është kthyer në një “arkitekt” të vërtetë në mesin e “tapetit të blertë”, te “Zikaltërit” e Inter, teksa te këta të fundit erdhi nga rivalët e përjetshëm të Milan, si një lojtar i lirë, gjatë verës së vitit 2021.

Asokohe, 30-vjeçari turk u konsiderua si një “tradhtar”, nga tifozeria e “Djajve” të Milan, mirëpo, ish-Drejtori Sportiv i “Kuqezinjve”, Massimiliano Mirabelli ka zbuluar më shumë rreth largimit të beftë të Calhanoglu, teksa për mediat italiane ka treguar se nuk ishte mesfushori ai që donte të largohej, por vetë klubi që e përzuri.

“Milan duhej të luftonte për ta mbajtur. “Kuqezinjtë” nuk duhej ta linin të ikte falas siç ndodhi me Donnarumma dhe Kessie. Tifozët e Milan e admironin turkun. Ata mendojnë sot se ai i tradhtoi kuqezinjtë, por nuk është kështu. Është Milan që nuk deshi ta mbante, nuk është Calhanoglu që donte të largohej nga Milan. Ausilio e njihte shumë mirë dhe u tregua i zoti duke e marrë tek Interi”,- u shpreh ish-drejtori “Kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!