Përpos një reperi shumë të mirë dhe i talentuar, Ledri Vula mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.
Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, i cili është pyetur nëse ka qenë avantazh apo disavantazh që konsiderohet si një ndër reperët më seksi të estradës dhe nëse e ka ndihmuar ky fakt.
Mirëpo Ledri Vula i ka habitur të gjithë me përgjigjen e tij. Teksa të gjithë prisnim që ai të ndihej mirë me këtë fakt, Ledri është shprehur se ky detaj e ka kompleksuar.
“Normal qe të ndihmon. Që të jesh i suksesshëm nuk mjafton vetëm të jesh i talentuar. Kur flasim për një artist të kompletuar flasim për mënyrën se si sillet, si flet nëpër intervista, si shkruan, çfarë vesh, si duket, si performon në skenë, si sillet me publikun.
Të gjitha këto të bëjnë një artist të kompletuar. Mua ka mundur që të më ndihmojë, por ka mundur edhe që të mos më ndihmojë. Mua më është bërë kompleks. Unë jam shumë herë reper më i fortë sesa që dukem mirë (fizikisht)”, është shprehur Ledri Vula. /abcnews.al