Shtetet e Bashkuara kanë revokuar vizat për më shumë se 1.000 shtetas kinezë, në tre muajt e fundit, në bazë të një urdhri presidencial për të pezulluar hyrjen nga Kina të studentëve dhe studiuesve që konsiderohen si rrezik për sigurinë.
Gati 370.000 studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së më 2018-19. Një zëdhënëse e departamentit të shtetit tha se studentët dhe studiuesit e prekur përfaqësojnë “një grup të vogël” të atyre që studiojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina të cilët nuk ndjekin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak”, tha ajo.
Kina deklaroi në qershor se kundërshtonte çdo lëvizje të SHBA-së për të kufizuar studentët kinezë në Shtetet e Bashkuara dhe i kërkoi Uashingtonit të bënte më shumë për të rritur shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Dy vendet kanë mosmarrëveshje për çështje që variojnë nga tregtia, të drejtat e njeriut, mbi çështjen e Hong Kongut si edhe pandeminë. s.ba/abcnews.al