Konsiderohej si talenti më premtues i futbollit anglez, Kenny: Kam pirë alkool dhe kokainë për 25 vjet pa ndërprerje

schedule15:22 - 22 Mars, 2023

schedule 15:22 - 22 Mars, 2023

Billy Kenny ishte një talent i ri premtues i Evertonit dhe një nga shpresat e mëdha të futbollit anglez në vitet ’90.

Ata e quajtën atë “Goodison Gazza”, bëri debutimin e tij me ekipin U21 të Anglisë dhe u shpall lojtari më i mirë në një ndeshje ku Everton mposhti 2-1 Liverpoolin në vitin 1992, kur ai ishte 19 vjeç, por më pas karriera e tij u zbeh.

Dëmtimet, përdorimi i alkoolit dhe i kokainës shkatërruan në fillim një karrierë premtuese futbolli që përfundoi kur Billy Kenny ishte vetëm 21 vjeç. Në Britaninë e Madhe atë e konsiderojnë si një nga talentet më të mëdhenj që futbolli anglez ka humbur në të gjithë historinë e tij.

Në një intervistë të fundit, 49-vjeçari Billy Kenny pranon se është i befasuar që është gjallë.

“Unë kurrë nuk kam pirë birrë derisa arrita në ekipin e parë të Evertonit, ishte si një lloj norme. Ndjeva sikur duhej të përshtatesha me ekipin sepse isha thjesht një fëmijë në atë kohë. Kjo ishte kur piva alkool dhe kokainë për 25 vjet pa ndërprerje. Jam habitur që jam akoma gjallë. Thjesht ngrihesha nga gjumi, pija alkool dhe kokaine edhe flija përsëri”, shpjegoi Billy Kenny./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!