Konkursi për specializimet, flet Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Janë rritur kuotat

schedule23:26 - 12 Shkurt, 2022

schedule 23:26 - 12 Shkurt, 2022

Konkursi për specializimet në mjekësi do të zhvillohet në muajin mars. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, thotë për ABC se janë aprovuar të gjithë kuotat dhe pritet që të caktohet data e saktë e konkursit. Sipas tij këtë vit janë rritur numri i pranimeve  në disa specialitete.

Kuotat janë aprovuar. Janë në nivelet e çdo viti numri total i kuotave. Janë marr parasysh sidomos kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë, për disa degë të cilat janë primare për nevojat e vendit. Ka pasur një rritje të lehtë të numrit të kuotave, brenda kapaciteteve që ka universiteti. Janë aprovuar kuotat jemi në diskutime me Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të shpallur datat e konkursit, të cilat besoj do të jenë gjatë muajit mars.”

Gjata tregon specialitetet për të cilat ka më shumë nevojë sistemi ynë shëndetësor.

“Janë rritur kuotat në kardiologji, nga 10 janë bërë 15, janë rritur kuotat në kirurgjinë e përgjithshme, nga 10 janë çuar në 16. Gjithashtu janë rritur kuotat në pneumonogji, infektiv, dhe anestezi reanimacion.”

Aktualisht në vendin tonë specialiteti më pak i kërkuar është ai i mjekut të familjes. Nga 20 kuata të caktuara, rreth 5 studentë zgjedhin këtë specialitet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!