Konkursi për gradat në polici/ Kryekomisari padi në gjykatë, kërkon anulimin e procedurës

schedule18:42 - 14 Tetor, 2024

schedule 18:42 - 14 Tetor, 2024

“Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar një padi të kryekomisar Pal Marku ku kërkohet anulimi i procedurave te konkursit për gradën ‘drejtues’ në Policinë e Shtetit. Paditësi Kryekomisar Pal Marku pretendon se janë konstatuar një sërë shkeljesh për të favorizuar të preferuarit ne procesin e gradave.”

Në padinë e Pal Markut të siguruar nga Abc News, pretendohet se disa prej garuesve në procesin për gradat në provimin me shkrim u radhitën pozitivisht, por u ndëshkuan tek provimi me gojë.

Sipas Pal Markut, për disa emra garuesish ndodhi e kundërta, pasi Komisioni i Vlerësimit iu dha më shumë pikë në testin me gojë qëllimisht që te kualifikoheshin dhentë fitonin gradën.

Mes të tjerash, kryekomisari Pal Marku thotë se pavarësisht ankimimit që ka bërë ne komisionin e apelimit për grada, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Pas ankimit administrativ të bërë nga ana ime, drejtuar Komisionit të Apelimit për gradën “Drejtues”, nga ky Komision nuk jam thirrur për t’u informuar, apo mbrojtur. Në lidhje me argumentet e paraqitura për vlerësimin administrativ dhe të performancës, nuk më është dhënë mundësia për të paraqitur mendime e shpjegime shtesë para Komisionit. Nuk ka pasur arsyetim apo argumentim për vlerësimin e bërë ndaj meje, por thjeshtë na është dhënë përgjigje në grup”.

Marku, më tej pretendon se ish-kryepolici Muhamet Rrumbullaku ndërroi rregullat dhe kriteret e vlerësimit në mënyrë të paligjshme. Seanca për këtë padi pritet te mbahet me 22 tetor në Gjykatën Administrative.

Konkursi për gradat në policinë e shtetit u hapën në nëntor të viti 2022, me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, u shpallen 572 funksione të lira, për gradat nga komisar deri tek drejtuesi i parë./abcnews.al