Dy ditë pasi ministria e drejtësisë ka shpallur konkursin për drejtor në 24 burgje ne vend, kryeministri Rama nxit aplikantët të marrin pjesë në këtë gare për vendet vakante në këto institucione. Në një shkrim në FB mëngjesin e sotëm kryeministri kujton se data e fundit për të aplikuar për këto pozicione është 12 nëntori. Rama nënvizon se procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe i bazuar në parimin e meritokracisë. Kriteret që duhet të përmbushin aplikantët gjenden në faqen online të Ministrisë së Drejtësisë.
Konkursi për drejtorë burgjesh në 24 IEVP, Rama fton aplikantët të bëhen pjesë e garës deri në 12 nëntor
schedule09:57 - 30 Tetor, 2017
schedule 09:57 - 30 Tetor, 2017