Konkursi i praktikave të mira, Kuko: Duam t’ju japim Bashkive një vlerësim për punën e tyre

schedule10:23 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 10:23 - 9 Dhjetor, 2020

Ministria e Brendshme dhe Agjensia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore me mbështetjen e një agjensie zviceriane organizon edicionin e katërt të konkursit për praktikat e mira. Konkursi ka për qëllim identifikimin e praktikave të mira, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive për përmbushjen nevojave të  qytetarëve.

Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Chantal Nicod, drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes nga ambasada e Zvicrës ishin të ftuara në studion e “Abc-së së mëngjesit” për të dhënë më tepër detaje. Kuko u shpreh se qëllimi i tyre është që t’ju japin Bashkive një vlerësim për këto praktika të mira.

Tregon rreth punës së Bashkive për projektet të cilat janë të veçanta në bazë të funksionit të tyre të deleguara. Kemi bashki të mëdha, të cilat kanë dhe kompetenca që janë dhe më afër qytetarëve sot dhe ne thjesht inkurajojmë dhe hapim një konkurs në mënyrë që bashkitë të japin shembujt e tyre më të mirë, si menaxhohen mbetjet, si menaxhohet sistemi arsimor, si funksionon demokracia vendore dhe cila është ajo Bashki që ka projektin më të mirë për këtë pjesë.”, u shpreh Kuko.

Krahas çmimit të publikut, vlerësimi është bërë dhe në bazë të një jurie. Nga ana tjetër, Nicod tha se ambasada zviceriane ka mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare prej 20 vitesh.

“Zvicra ka qenë shumë e kënaqur që të mbështeste përpjekjet e qeverisë shqiptarë përpara 20 vitesh në mënyrë që të japim mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe për këtë arsye mund të përmend faktin që së pari bashkitë janë më pranë qytetarëve se çdokush tjetër, ata e njohin realitetin, i njohin problemet e qytetarëve kështu që do të thotë që shërbimet t’i ofrosh më pranë qytetarëve dhe të përmirësosh cilësinë.

Një arsye tjetër është pse decentralizimi jep mundësinë e përmirësimit të demokracisë vendore dhe po punojmë me ministrinë e Brendshme në mënyrë që të fuqizojmë qeverisjen vendore sepse si popullsia ashtu dhe qeverisja ashtu dhe qeverisja vendore duhet të bëhen bashkë për të punuar për të ardhmen.  Një element i fundit do të thotë që decentralizimi do të thotë të fuqizosh një përdorim më të mirë dhe efikas të burimeve financiare. Pra si mund t’i përdorim këto burime më mirë dhe si mund të garantojmë që në fund të jetë qytetari ai që përfiton dhe që merr shërbimin tim më të mirë.”, tha Nicod. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!