Në edicionin e dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival-Himara 2018” që u zhvillua në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ajo e Mjedisit e Turizmit shpallën 21 festat që do të mbështesin tre muajt në vijim. Konkursi “Festat lokale” u hap tri javë më parë me synimin për të promovuar zonat rurale. Një mundësi kjo sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit për të gjeneruar ekonominë në fshat dhe për t’i dhënë një dimension të ri turizmit. Ndërsa ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi e cilësoi këtë nismë një ngacmim për të zhvilluar jetën në zonat rurale, ndërsa deklaroi se qeveria nuk po tenton të marrë rolin që kanë bashkitë për të organizuar aktivitete social kulturore në zonat e tyre. /abcnews.al
Konkursi “Festat lokale”, shpallen 21 aktivitetet
schedule13:25 - 29 Prill, 2018
schedule 13:25 - 29 Prill, 2018