Në emisionin “Real Story” në ABC News, sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi për zhvillimet politike. Klosi tha se Partia Socialiste ka treguar se ka mbështetje të madhe në publik.
Gjithashtu ai nënvizoi se deri më tani konkurrentët i kanë mundur, duke shtuar se në zgjedhje do të fitojnë në çdo territor.
“Partitë janë kthyer në parti elektorale dhe mos harrojmë që përballja na kërkohet çdo dy vjet. Sot një vit ne jemi në garën e ardhshme elektorale dhe për këtë nuk ia dilet vetëm me ideologjinë pra duhet punë në terren. Por nëse në publik nuk do kishte pëlqim kur kemi 13 vite në pushtet do të ishte e vështirë. Por duhet thënë se konkurrentët tanë i kemi mundur. Në zgjedhjet e ardhshme do shkojmë për të garuar dhe për të fituar çdo cep të territorit. Teoritë kanë ndryshuar shumë por praktike ngelet dhe ne fitojmë”, tha ai.
Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi, në analizën e tij u ndal te mbledhja e Kryesisë së PS, duke thënë se ka krijuar një traditë transformimi.
“mandati i katërt po provohet që të jetë i lodhshëm për momentin. Zoti Klosi tha se mblodhëm Kryesinë. Më vjen mirë që PS e mbledh Kryesinë. Në një realitet ku partitë janë struktura territoriale, mendoj se PS ka krijuar traditë të konsoliduar nga një forcë politike në skemë të pushtetit. Por humbja e asaj vetëdije që i ka bërë bashkë socialistët dhe skemave se si të mbajmë dhe të kapim pushtet mendoj është gabim i madh”, tha analisti Minxhozi.


