Konkurrentët e “T’ka mami yll” nisin stërvitjen në çifte, rivaliteti ndihet më shumë se kurrë

schedule19:00 - 19 Tetor, 2021

schedule 19:00 - 19 Tetor, 2021

Ditën e djeshme, kryetari i jurisë në dance reality shoë “T’ka mami yll”, bëri me dije se fëmijët do të përformojnë në çift. Mirëpo, ndryshe nga ç’mund të pritej, ata do të stërviten me trajnerin e tyre të skuadrës, por me një tjetër ndarje.

Kështu konkurrentët që do të stërviten me Dorin kanë nisur menjëherë nga punë, ndërkohë ata me grupin e Frankos kanë komentuar pas xhamit se si i shikojnë sfidat. Në këtë mënyrë ka vijuar edhe kur është stërvitur grupi tjetër.

Ajo ç’ka është vënë re është se përmes komenteve, fëmijët kanë shprehur të gjithë rivalitetin që ndjejnë, pa munguar edhe xhelozia sado e vogël.

/abcnews.al