Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i është përgjigjur pyetjes së gazetares së ABC, Ajgena Korbi në lidhje me rikthimin konkurimit në mjekësinë e përgjithshme dhe masat që janë marrë për testin e informatizuar.
Kushi u shpreh është qendra e shërbimeve arsimore ajo që do ta menaxhojë, ndërsa maturantët do të ndahen në grupe dhe orare të ndryshme në mungesë të kapaciteteve.
“Në programin mjekësi e përgjithshme do të jetë qendra shërbimeve arsimore që do ta menaxhojë.
Ky provim do të jetë plotësisht i informatizuar, e njëjta gjë sic bëhet sot provimet e licensave. Testi gjenerohet në moment. Ne nuk mund ti kemi të gjithë në të njëjtën kohë, sepse duhet nga një kompjuter për secilin. Mund të kemi 10 grupe, që futen në orare të ndryshme dhe do të ketë teste të ndryshme. Kemi marrë masat kemi përcaktuar edhe datat, kush do të hyjë dhe kur.
Çdo maturant do ta ketë mundësinë në një ditë dhe një orë të caktuar që të japë testin dhe përgjigjen e merr në moment pasi është me alternativa. Kjo do të ketë 30% peshë në vlerësimin e përgjithshëm. Për të shmangur fiktivitetin i kemi dhënë peshë këtij provimi. Shpejt studentët do të kenë edhe teste model,” u shpreh Kushi.
Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë të bëra nga gazetarja e ABC, sa e pa mendohet rikthimi i konkurseve edhe në degë të tjera, ministrja u përgjigj duke thënë se objektivi është që ky provim të për provimet e maturës, por kjo do të shumë kohë.
“Ne duam që ky provim të jetë për provimet e maturës, në mungesë të kapaciteteve nuk e realizojmë dot. Objektivi ky është, duke nxitur projektin e digjitalizimit, ne do të punojmë që këto klasa që plotësojnë kriteret të zhvillojnë provime të informatizuar, “ përfundoi ministrja.r.t/abcnews.al