Çdo tematikë në StyleStyle kritikohet nga anë vizuale së pari, por edhe nga ana praktike. Tematika e javës “Takim me vjehrrën” dhe specifikisht për konkurenten, Dea, ishte një takim me vjehrrën në diskotekë. Tematikë goxha e vështirë për t’u realizuar. Duke qenë se logjikisht,veshjet e përshtatshme për të shkuar në diskotekë dhe për të takuar vjehrrën janë të ndryshme.
Përveç kritikave dhe pikëve disi të ulta që Dea mori nga juria, një konkurente tjetër komentoi “si shkon në club, apo i ke të gjitha të paguara”. Këtë koment konkurentja, Enxhi e tha për të vënë në dukje mungesën e aksesorëve, specifikisht çantës, që i mungonte sipas saj veshjes së Deas./abcnews.al