Konjufca u emërua kryetar i Parlamentit, Kurti: Pres ftesën si mandatar i qeverisë së ardhshme

schedule11:43 - 22 Mars, 2021

schedule 11:43 - 22 Mars, 2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti foli për mediat pas emërimit të Glauk Konjufca si kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Kurti tha se tani pret ftesën për formimin e qeverisë i mandatar i ardhshëm. I pyetur për emrat e ministrave, ai tha së shumë shpejt do të bëhen publike edhe për mediat.

“Unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më mas do të ndjekim të gjithë hapat ligjore.

Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti do t’i merrni edhe ju vesh”, ka thënë Kurti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!