Konjufca takon komandantin e KFOR-it, Federici: Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon

schedule13:25 - 30 Shtator, 2021

schedule 13:25 - 30 Shtator, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të enjte është takuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

Kryetari i Kuvendit teksa nënvizoi se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!