Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se Kosova është afër përfundimit të padisë profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Konjufca u shpreh se për padinë ndsj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm nga ana profesionale.
“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhur një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë, edhe sot dhe mund të konstatoj që kjo është shumë afër…nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e dijë që është bërë një punë e madhe deri tani, janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesional, që kanë njohuri në këtë fushë për ndërtimin e një padie profesionale kundër gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës dhe mendoj që është bërë një punë e mirë deri tani, është afër por për të gjitha hollësitë ua shtroni pyetjen qeverisë”, theksoi ai.