Konjufca: Nuk do të ketë stabilitet në rajon pa i pranuar Serbia krimet e kryera në Kosovë

schedule18:56 - 5 Prill, 2021

schedule 18:56 - 5 Prill, 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 22 vjetorin e masakrës së Rezallës bëri homazhe para lapidarit të 98 martirëve, të rënë më 5 prill të vitit 1999.

Konjufca tha se duhet të përkulemi para gjakut të të rënëve sepse, siç tha ai, vetëm falë tyre liria e Kosovës ka qenë e mundur.

Ndër të tjera kryeparlamentari ka thënë se nuk ka stabilitet pa i pranuar Serbia krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Serbia është ajo që është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, prej forcave shtetërore ushtarake e paramilitare të Serbisë. Duke filluar prej Batajnicës e Liqenit Peruqac, e deri në Kizhevak, po ashtu në Rudnicë e në Rashkë, Serbia është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve, varreza këto të cilat ajo i fsheh qëllimisht, e ky është krim i shumëfishtë. Lavdi të gjithë të rënëve”, tha kryetari Konjufca.​/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!