Konjufca: Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendor

schedule09:59 - 7 Prill, 2023

schedule 09:59 - 7 Prill, 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të 15 vjetorit të Kushtetutës, ka thënë se Kushtetuta mishëron parametrat më të mëdha.

“Duhet ta kuptojmë gjithmonë se Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendor.  Ndër të tjera kryeparlamentari vlerësoi se kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër.

Trashëgimia kushtetuese po prodhohet vazhdimisht, ajo po vazhdon edhe sot. Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetues, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!