Kongresi rrëzon dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

schedule11:22 - 27 Shkurt, 2019

schedule 11:22 - 27 Shkurt, 2019

Presidenti ameriakn Donald Tramp është përplasur me pengesëne  tij të rradhës për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Dhpma e përfaqësuesve në kongresin amerikan votoi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në kufi.

Dhoma e përfaqësuesve e kongresit amerikan votoi kundër financimit emergjent të murit në kufi me Meksikën, i kërkuar nga presidenti amerikan Donald Tramp. I kontrolluar nga demokratët, kjo degë e kongresit, që ëshët përgjegëjse për ndarjen e buxhetit, votoi në mazhorancë kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare në kufi, të deklaruar nga Tramp për të shtuar financimet për ndërtimin e murit.

Një mënyrë kjo për të lënë mënjanë votimin në kongres. Edhe më shumë se dhjetë republikanë mbështetën kolegët e trye demokratë. Tashmë është rradha e senatit i cili duhet të shprehet për rezolutën në ditët e ardhshme. Teksti qqë kaloi në votim në dhomën e përfaqësuesve, gjithësesi mund të miratohet. Dhe nëse ai do të refuzohet në  të dyja dhomat e kongresit, presidenti amerikan Tramp për herë të parë mund ët përdorë, ashtu si dhe ka paralajmëruar, të drejtën e vetos presidenciale për të bllokuar rezolutën.

Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se Teksasi, një nga jatër shtetet në kufi me meksikën, është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Teksasi konsiderohet si një nga bastioned më të forta të republikanëve sipas sondazheve të fundit. Tre teksanë në pesë nuk miratojnë vendimin e Donald Tramp pasi janë të bindur se nuk ka asnjë emergjencë në kufi. Republikanët kundër janë 22%, të pavarurirt kundër janë 63% dhe demokratët kundër janë 99%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!