Ambasadori Alastair King-Smith teksa nisi fjalimin e tij në Kongresin Kombëtar të Arsimit, ka kërkuar një minutë heshtje për të nderuar ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II.
https://youtu.be/f0UUJRUOcCw
Ai shprehu falënderimet e tij për ngushëllimet e marra nga Shqipëria, ndërsa shtoi se të pranishëm në ceremoninë e varrimit të mbretëreshës do të jenë edhe liderët botëror, përfshirë edhe të Shqipërisë.
“Në emër të popullit doja të shpreh vlerësimin tonë për ngushëllimet në Shqipëri. Madhëria e saj do përcillet në banesën e fundit në praninë e liderëve botëror sigurisht edhe të Shqipërisë. Duam të mbajmë një minutë heshtje, në nder të Mbretëreshës.” tha Alastair King-Smith.
/abcnews.al/