Kongresi i PS/ Rama premtim të ri pensionistëve: Do merrni paratë në bankë, s’ka më zarfe e korrierë

schedule18:08 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 18:08 - 8 Dhjetor, 2023

TIRANË– Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh se shërbimi Inteligjencës Artificiale do të fillojë në janarin e vitit që vjen dhe përdorimin i saj do shtrihet në shumë fusha. Ai tha se Inteligjenca artificiale do të gjurmojë evazionin fiskal dhe transaksionet e parave, si shembull për të goditur fenomenin e korrupsionit dhe shmangien e detyrimeve për arkën e shtetit,

“Inteligjencën Artificiale do ta përdorim që nga janari. Sistemi i fiskalizimit të biznesit po vazhdon. Transaksionet nuk do shmangen dot më dhe këto janë masa të luftës kundër korrupsionit”, tha Rama.

Gjatë fjalës në Kongres, Rama u ndal tek një premtim tjetër, ku në fokus ka pensionistët e Shqipërisë. Ai tha se pensionistët përgjatë vitit 2024 do ta marrin pensionin në bankë, do kenë kartat e tyre përkatëse.

Sipas Ramës, kjo do të shmang dhe ato raste, kur brenda postës janë zbuluar grupe që vidhnin paratë e pensionistëve.

Pensionistëve iu kemi borxhet më të mëdha, ndërsa pensionistët nuk na e kanë borxh një tjetër turp të PS në qeveri, që akoma sot pensionet merren me zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale Brenda postës siç ishte një grup diku lart, një tjetër atje poshtë. Grupet dhe organizata kriminale brenda postës që merrnin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti. Për më tepër zarfet që shkojmë me korrierë, paguhen korrierë pafund. Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot dhe pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe pensionin e tyre do jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre për të marrë shërbimet dhe këtë do e shtrijmë tek të gjithë”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!