Kongresi i PS, hetimet e SPAK dhe mbledhja në Bruksel, kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë: Motorët e PS, gjithmonë të ndezur!

schedule13:50 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 13:50 - 11 Dhjetor, 2023

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Romina Kuko në një intervistë në “Tirana Live” në ABC u pyet për hetimet e SPAK për Inceneratorin e Tiranës. Ajo theksoi se kjo është një çështje që i takon drejtësisë dhe se për këtë duhet të flasë vetëm drejtësia.

E ndalur tek Kongresi i PS, Romina Kuko tha se ishte një aktivitet i rëndësishëm dhe se ishte i kategorizuar sipas prioriteteve strategjike.

“Kongresi i PS ishte një aktivitet dhe një Kongres shumë i gjatë, i ndarë në panele që ishin kategorizuar sipas prioriteteve strategjike. Politika e jashtme e pamë që ishte në fokus kryesor. Dëgjuam edhe vizionin 2030 për vitet që do të vijnë. U lajmërua edhe Kongresi zgjedhor që me gjasë do të mbahet në pranverë të vitit tjetër”, u shpreh ajo.

Pjesë nga intervista:

Kongresi zgjedhor

Romina Kuko: Synimi kryesor është çlirimi i sa më shumë energjive nga të gjitha burimet njerëzore që PS ka dhe kjo mund të ndodhë duke riorganizuar strukturat. Kur një parti ka njëë kohë të gjatë në pushtet vjen një moment që duhet të ketë riorganizim dhe kjo bëhet duke pasur struktura të shëndosha. Pra do të ketë një ndarje të mirë të punëve dhe më pas të ngjitur edhe në nivelin e Kryesisë që është forumi më i lartë. Në Shqipëri kur vjen puna për beteja elektorale ne jemi gjithmonë me motorrët të ndezur. Sa më shumë afrohet koha e zgjedhjeve të përgjithshme aq më shumë ka angazhim. Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kërcënimi i kryeministrit Rama për ‘zgjedhje të parakohshme’

Romina Kuka: Këto fabula politike që qarkullojnë, zgjedhjet e parakohshme i kemi dëgjuar të artikulohen vitin e kaluar dhe tani afati qenka shtyrë në vitin e ardhshëm. Sa kohë nuk ka një deklaratë zyrtare askush nuk mund të aludojë për zgjedhje të parakohshme. Mendoj që gjërat duhet të ndjekur me një ftohtësi logjike dhe jo me hamendësime.

Hetimet e SPAK

Romina Kuko: PS siç e ka treguar me vepra ka qenë mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi. Kryeministri e ka thënë që është shndërruar në një nga reformat më të guximshme dhe kjo është një pikënisje për një vullnet shumë të fortë politik. Për të gjithë ata që kanë pasur probleme me ligjin, PS nuk është bërë mburojë.

Mbledhja në Bruksel për procesin e integrimit

Romina Kuko: Aktet ligjore kanë kërkuar muaj të tërë konsultime pa fund, gjithë ajo makineri e burokracisë nga pas, tani nëpërmjet Inteligjencës Artificiale që sot është realitet, do të kemi mundësi për të nxjerrë disa akte për të përshpejtuar procesin.

/abcnews.al/