Kongresi i Parë i Shëndetësisë, Manastirliu: Nis rimbursimi i fishave të diabetit falas për qytetarët mbi 65 vjeç

schedule10:45 - 6 Mars, 2023

schedule 10:45 - 6 Mars, 2023

Po zhvillohet në Tiranë Kongresi i Parë i Shëndetësisë që synon të sjellë së bashku politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.
Me pjesëmarrje të gjerë nga vendi dhe bota, përfshirë Ministra të Shëndetësisë së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Ministra e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, ekspertë të shëndetësisë nga disa vende të botës, ambasadorë, përfaqesues të organizmave kombëtare e ndërkombëtare, mjekë, infermierë e profesionistë të sistemit shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj nga Pallati Kongreseve ka dhënë lajmin e mirë për rimbursimin e fishave të diabetit falas për qytetarët mbi 65 vjeç.

“Sic premtuam fishat për matjen e diabetit për të moshuarit mbi 65 vjec rimbursohen sot nga shteti.
Me politikat e orientuara drejt parandalimit financojmë sot programe të depistimit apo diagnostikimit të hershëm për kancerin e gjirit, të qafës së mitrës dhe kolorektal”, – beri  me dije ministrja Manastirliu.

Për herë të parë në Kongresin e Shëndetësisë, një organizim i paprecedentë, që bashkon mbi 2000 të ftuar, politikëbërës, ekspertë vendas dhe të huaj, ofrues shërbimesh, profesionistë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të ndërtuar një platforme interaktive komunikimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!