Kongresi i ASH, shkarkohet Taravari/ Ziadin Sela rikthehet në krye të partisë: Do të udhëheq me transparencë e dinjitet!

schedule18:00 - 18 Shkurt, 2024

schedule 18:00 - 18 Shkurt, 2024

Është mbajtur sot Kongresi i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, thirrur nga Ziadin Sela.

Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga pozita e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët. Ziadin Sela si kandidat i vetëm rimori drejtimin e partisë.

Sela theksoi se ashtu siç edhe ka vepruar deri më sot do të vazhdojë të ndjekë rrugën e transparencës, ndershmërisë dhe dinjitetit.

“Ju sigurojë se do ta udhëheq partinë ashtu sikurse e kam udhëheq, me dinjitet me transparencë, çdoherë i gatshëm që të bisedojmë dhe bashkëbisedoj me anëtarësinë dhe t’i përballojmë argumentet para njëri tjetrit”, tha Sela.

Sipas Selës, bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët është i rëndësishëm për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Ai gjithashtu theksoi se ndryshimi ka kuptim vetëm përmes bashkëpunimit me ASH, duke e paraqitur atë si partnerin kryesor për zhvillimin e politikës shqiptare në Maqedoni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!