Redaktorja e ABC Vjollca Kongjoni tha në Log.në lidhje me inceneratorët se qeveria zgjodhi të merret me hallkën e fundit të menaxhimit të mbetjeve duke lënë pas dorë hallkat e tjera.
Ajo tha se në një pjesë të mirë të lagjeve të Tiranës, por edhe në qytetet e tjera ende bëhen prigje me plehra që nuk menaxhohen siç duhet, ndërkohë që u zgjodh edhe incenerimi i tyre, një praktikë kjo jo shumë e pëlqyer edhe në vendet e Bashkimit Europian.
“Ne ende kemi familje dhe lagje ku plehrat hidhen nga ballkoni dhe nëpër rrugë bëhen pirgje me mbetje. Qeveria zgjodhi të bëje inceneratorët, e cila në fakt është hallka e fundit e menaxhimit të mbetjeve pa u marrë fillimisht me menaxhimin e tyre në qytete dhe më gjerë.
Kjo është edhe në kundërshtim të direktivave të Bashkimit Europian në lidhje me menaxhimin e mbetjeve pasi incenerimi është ndër praktikat më pak të pëlqyera në këtë drejtim”, tha ajo. /abcnews.al