Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në Durrës. Të plagosurit janë Mitat Durbaku 47 vjeç, Aldo Durbaku 23 vjeç dhe Agim Elezi 46 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
Burime nga policia thonë për ABC News se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës.
Mësohet se në urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur tre të plagosur: dy të plagosur me thikë dhe tjetri me sende të forta. Policia është vënë në ndjekje të autorit, dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkaq, në ambientet e komisariatit të policisë, aktualisht është shoqëruar Rodrigo Elezi 22 vjeç./abcnews.al

