Konfliktohen dy adoleshentë në Durrës, njeri prej tyre plagoset me thikë

schedule21:41 - 25 Shkurt, 2019

schedule 21:41 - 25 Shkurt, 2019

Dy adoleshente mësohet se janë konfliktuar në mesditë në lagjen nr 17 të qytetit të Durrësit. Nga sherri ka mbetur i plagosur njëri prej tyre i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ky i fundit pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Durrësit u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërsa policia ka ndaluar autorin pak minuta pasi plagosi bashkëmoshatarin e tij. Nga burime të ABC News mësohet se adoleshentët janë konfliktuar në rrugë dhe janë nxënës të së njëjtës shkollë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konfliktit të çastit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!