Konflikti SHBA-Iran, po vendi ynë?/ Hoti: Moment i favorshëm për Izraelin. Krisafi: Në rast të një lufte, ne jemi objektivi i fundit

schedule21:06 - 25 Mars, 2025

schedule 21:06 - 25 Mars, 2025

Profesor Dritan Hoti u shpreh për ‘Real Story’ se në rast të një konflikti të mundshëm mes SHBA dhe Iranit, ne nuk prekemi.

Më tej, profesor Hoti vijoi në analizën e tij duke thënë se ky moment është tejet i favorshëm për Izraelin dhe nëse Rusia i kthehet ndihmës për Iranin, Trump do ta shohë me ‘një sy tjetër’.

“Para se të vinte Trump , u ndërtua aleanca Iran -Rusi. Shërbimet ushtarake ruse favorizuan Iranin. Përfshirja e Trump në trekëndëshin Rusi-Ukrainë-SHBA e privon Iranin nga një ndihmë ruse. Nëse Rusia i rikthehet ndihmës për Iranin, administrata Trump do të filloj që edhe Rusinë ta trajtojë me sy tjetër. Ëshët moment i favorshëm për Izraelin. Ne nuk na prek sepse do kufizohet në Izrael, Iran dhe SHBA.”

Për ekspertin e cështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafin, në rast të një lufte me Izraelin, ne jemi objektivi i fundit. Gjatë intervistës së tij për ‘Real Story’, Krisafi u shpreh se në përballjen me Izraelin ëshët treguar dobësia e Iranit.

“Irani nuk ka kapacitet të bëj luftë ndaj Izraeit dhe SHBA. Nuk ka paralajmërim që do thonë që do godas. Shqipëria është në tavolinë për sa kohë ka një organizatë që e strehon. Në rastin e një lufte me Izraelin ne jemi objektivi i fundit. Cfarë bëri Irani kur u vra Sulejmani, asgjë. Në letër kapaciteti i Iranit janë shumë më të vogla. Në përballjen me Izraelin është treguar dobësia e Iranit. Izraeli ka sulmuar qiellin e Iranit.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!