Aleatët separatistë të Rusisë në Ukrainën lindore kanë urdhëruar mobilizimin e përgjithshëm, mes frikës të shpërthimit të luftës, shkruan The Guardian
Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut, u ka bërë thirrje të gjithë burrave ‘që janë në rezervë të vijnë në zyrat e rekrutimit ushtarak’ pas një evakuimi masiv të grave dhe fëmijëve në provincat e shkëputura të Ukrainës.
Leonid Pasechnik, udhëheqësi i rajonit separatist të Luhanskut në Ukrainë, urdhëroi gjithashtu një mobilizim të përgjithshëm. Pushilin pretendoi se forcat e rajonit të tij kishin parandaluar sulmet që ai tha se ishin planifikuar nga Ukraina dhe se ushtria ukrainase kishte vazhduar manovrat.
Rreth 1600 persona janë evakuuar nga Donetsku mëngjesin e së shtunës. Ushtria ukrainase tha se kishte regjistruar mbi 17 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore mëngjesin e sotëm, pas 66 rasteve në një dite më parë.
Autoritetet separatiste gjithashtu fajësuan ushtrinë ukrainase për sulmet me granata në disa fshatra.
/abcnews.al