Konflikti për rrugicën e shtëpisë, 45 vjeçarja tenton të vetëdigjet

schedule13:52 - 7 Mars, 2019

schedule 13:52 - 7 Mars, 2019

Në Ardenicë të Lushnjës një grua tentoi të vetëflijohej për shkak të një konflikti për pronën. Gjykata e Vlorës i kishte dhënë të drejtë kësaj gruaje, por policia bashkiake tentoi t’i heqë portën.

Një 45 – vjeçare nga Ardenica e Lushnjës tentoi të djegë veten kur policia tentoi t’i heqë portën e shtëpisë.

Konflikti që zgjat prej katër vitesh midis dy vëllezërve Rista, ka në themel një rrugë 100 metër të gjatë e cila pretendohet se duhet të jetë rrugë kalimi për një familje.

Pranvera Rista, sapo pa policët bashkiakë të Lushnjës, të cilët tentuan t’i prishin hyrjen e shtëpisë u lye me benzinë. Gruaja pretendon se punonjësit e bashkisë nuk kishin asnjë dokument për zbatimin e ndonjë vendimi, ndaj ndërrmori aktin ekstrem.

“Vjen një grup nga bashkia, drejtori i Kadastrës, administratori i Komunës me Policinë Bashkiake dhe 3 punëotë për ekzeketumin e portës. Donin të hapnin portën. kjo është rruga jonë. Në moment e sipër kam lyer veten me benzinë”.

Gruaja është dhunuar edhe fizikisht nga kunati. Sherret mes dy familjeve janë të përditshme, çka e dëshmon edhe bashkëshorti i saj.

Llazar Rista: “Fituam dhe gjyqin kur marr vesh që gruaja i kishte hedhur benzinë trupit. I kam hapur një rrugë për makinë. Ka bërë një gjyq më ka marrë shtëpinë pa i thënë njeriu gjë, ka ec me 5 metra në mënyrë korruptive, ka kjo ka arrit deri këtu. Ka pasur raste të tjera, ka rrahur gruan”.

Ndërkohë sipas drejtorisë së Kadastrës në bashki, ndonëse nuk kanë pasur asnjë vendim gjyqësor për të kryer lirimin e rrugës, ata shkuan pas ankesave të njërës palë.

“Ishim të detyruar në bazë të kërkesave të qytetarëve”.

Avokati i çështjes Kozma Jano, thotë që gjykata administrative Vlorë, i ka dhënë të drejtë Llazar Ristës dhe ndërhyrja e bashkisë ka qenë e kundraligjshme.

Kozma Jano, Avokat: “Nuk di të ketë vendim për veprimin e administratës së Bashkisë, por di që është lëshuar një njoftim. Por në momentin që po flas unë po kthehem nga Gjykata e Vlorës, ne kishim kundërshtuar këtë akt adminsitrativ të palvlefshëm”.

Kjo ngjarje është një nga pasojat e shumëve çështjeve gjyqësore të pronave që zgjasin me vite. Konfliktet për pronat kanë shkaktuar mjaft viktima në vendin tonë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!