Konflikti për pronësinë mes familjeve në Pukë, kapet edhe 23 vjeçari që ishte në kërkim

schedule14:48 - 21 Nëntor, 2023

schedule 14:48 - 21 Nëntor, 2023

Policia ka vënë në pranga edhe 23 vjeçarin e shpallur në kërkim për sherrin me sende të forta mes dy familjeve në fshatin Gjegjan të Pukës, të ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Policia thotë se 23 vjeçari së bashku me të atin 55 vjeç u konfliktuan për motive pronësie me një 36 vjeçar dhe nënën e tij.

Më herët policia njoftoi se në pranga kishin rënë edhe 55 vjeçari dhe 36 vjeçari. Kujtojmë që nga përdorimi i sendeve të forta, mbetën të lënduar të dy këta persona si edhe nëna e 36 vjeçarit që mori mjekim./abcnews.al