Konflikti për pronën te “Kepi i Rodonit”/ Zbardhet kërkesa e prokurorisë për Mark Frrokun dhe të arrestuarit e tjerë

schedule12:44 - 1 Nëntor, 2023

schedule 12:44 - 1 Nëntor, 2023

DURRËS- Prokuroria e Durrësit, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”  në mungesë për shoferin e Mark Frrokut, Besnik Toma, i cili qëlloi me armë zjarri ne ajër gjatë konfliktit në Kepin e Rodonit.

Ndërkohë për 8 të arrestuarit e tjerë mes të cilëve ish-deputetin, organi akuzës ka kërkuar “detyrim paraqitje”.

Masa e sigurisë për këta persona nuk është zhvilluar ende. Konflikti mes përfaqësuesve të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës ndodhi në lidhje me një pronë te “Kepi i Rodonit” mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!