Konflikti për pronën te “Kepi i Rodonit”/ Gjykata e Durrësit liron tetë të arrestuarit, përfshirë edhe Mark Frrokun

schedule13:27 - 2 Nëntor, 2023

schedule 13:27 - 2 Nëntor, 2023

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit në konfliktin e ndodhur të dielën në “Kepin e Rodonit” në Durrës, përfshirë dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri. Prokurori Gëzim Veizi kërkoi që të konsiderohej i ligjshëm arrestimi dhe kërkoi si masë sigurie detyrim paraqitje për shtetasit Bajram Kaculi, Erion Reka, Orion Reka, Ylli Reka (banore te zones), si dhe për Mark Frrokun, Antonio Lazari, Martin Lazari dhe Pal Doda (përfaqësues të kompanisë të pajtuar nga Kisha Franceskane për kryerjen e rrethimit të parcelës së tokës).

Prokurori kërkoi arrest në burg për shtetasin Besnik Toma i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë. Kërkesë që u pranua edhe nga gjygtarja Entela Shedula.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!