Lufta në Kaukaz, Aliyev: Nuk tërhiqemi deri sa armenët të ikin nga toka jonë

schedule15:55 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:55 - 30 Shtator, 2020

Përplasjet mes Baku-së dhe Yerevan-it kanë vijuar që të përshkallëzohen që nga e diela ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për agresion.

Azerbajxhani do ta rimarrë integritetin e tij territorial, u shpreh të mërkurën presidenti Ilham Aliyev duke shtuar se vendi kishte shpresuar se mund t’i arrinte qëllimet me anë të negociata, por ato dolën të pavlefshme.

https://www.youtube.com/watch?v=1pHFropXTyM&feature=youtu.be

Aliyev tha po ashtu se Baku do ta ndalonte ofensivën nëse ushtria armene do të linte “territoret e pushtuara”. Sipas tij, ky është kushti i vetëm për pushimin e konfliktit.

“Armenia duhet që ta lërë politikën e pushtimit. Dhe, gjithsesi kryeministri armen vendos kushte për ne, ai ka vendosur 7 kushte. I kam thënë shumë kohë më parë se ne i refuzojmë këto kushte. Ne kemi vetëm një, Forcat e Armatosura Armene duhet të largohen urgjentisht nga tokat tona,” tha kreu i  shtetit gjatë një mbledhjeje me ushtarët e plagosur.

Aliev shtoi se Azerbajxhani ka paralajmëruar se do të përdorë mjete ushtarake për ta zgjidhur çështjen nëse negociatat rezultojnë të pafrytshme, duke theksuar se vendi duhet të rivendosë integritetin e tij, pasi Nago-Karabaku është historikisht territor i Azerbajxhanit. s.b/abcnews.al/