Konflikti për detin, kërcënon Turqia: Nuk do falim askënd

schedule16:00 - 2 Shtator, 2020

schedule 16:00 - 2 Shtator, 2020

Akuzat e forta me tone kërcënuese vijojnë mes Greqisë dhe Turqisë pas konfliktit mbi detin. Së fundmi ka qenë zëdhënësi i partisë qeverisëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik që ka lëshuar akuza kundër Athinës.

Greqia tani është një shtet mashtrues në Mesdheun Lindor, duke tejkaluar dhe kapërcyer vijën. Turqia nuk do të pranojë e as nuk do të falë asnjë veprim ose blof kundër politikës së saj “Atdheu i Kaltër” në territorin e saj detar” tha ai.

Por cili është komenti i tij në lidhje me rolin e Francës në këtë konflikt që ka mbështetur përpjekjet greke? “Franca nuk fiton asgjë duke sjellë mjete luftarake në Mesdheun Lindor ose duke mbajtur stërvitje me administratën e Qipros Greke. Nëse presidenti francez Emmanuel Macron përpiqet të tërheqë një vijë të kuqe në “Atdheun e Kaltër” të Turqisë, Turqia do të përgjigjet” tha ai./ abcnews.al