Greqia dhe Turqia do të nisin bisedimet për të zgjidhur me dialog konfliktin për cështjen e detit. Ministria e Jashtme greke lajmin e zyrtarizmi ditën e sotme.
“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet ne deklaratë. Bisedimet pritet që të nisin me një takim në Stamboll mes dy palëve.
Mediat në Athinë zbulojnë se kreu i delegacionit grek do të jetë ambasadori Pavlos Apostolidis, një njeri që ka eksperiencë në negociatat me Ankaranë./ db/Abcnews.al