Konflikti për detin, Berlini: Po vijojmë ndërmjetësimin për dialog mes Greqisë e Turqisë

schedule18:33 - 19 Tetor, 2020

schedule 18:33 - 19 Tetor, 2020

Berlini vazhdon përpjekjet në lidhje me bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë, duke synuar dialogun mes dy palëve.

Përfaqësuesi i Ministrisë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christopher Burger, deklaroi se “qeveria federale ka qenë në kontakt me Greqinë dhe Turqinë për shumë javë, gjithmonë me qëllimin për të bërë të mundur takimin e drejtpërdrejtë për çështjet e ngritura në Mesdheun lindor. Këto përpjekje po vazhdojnë” tha ai.

Tensionet mes dy shteteve, Turqisë dhe Greqisë vijojnë, ndërsa Gjermania dhe Franca i dhanë një javë afat Turqisë që të tërhiqet dhe konfliktin për detin ta zgjidhin me dialog dhe jo me forcë. Megjithatë një gjë e tillë duket ende shumë larg në horizont./ db/Abcnews.al