Medlir Mema profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një intervistë emisionin “Real Story” në ABC News, foli për propozimin amerikan për planin e paqes për Ukrainën. Gjatë intervistës, komentoi edhe bisedimet e zhvilluara me negociatorë ukrainas dhe amerikanë duke u ndalur edhe tek rëndësia që ka Europa në këtë çështje.
Mema theksoi se Europa luan një rol të caktuar, por sërish nuk është vendimtare në këtë çështje.
“Europa ruan një rëndësi të caktuar për të vënë disa vija në terren. Europa ka luajtur një rol. Dhe mendoj që është një aktor i nevojshëm por jo i rëndësishëm. Pa Europën nuk mendoj se mund të arrihet një paqe për Ukrainë, por së dyti nuk mendoj se do të luante një rol deciziv dhe në këtë moment këtu hyn SHBA”, tha ai.
Nga ana e saj Juxhina Sotiri eksperte për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha se Europa është parë si një “spektator” i konfliktit në Ukrainë.
“Moska është pak më e qartë se Perëndimi. Problemi më i madh që ka Europa është fakti se është kthyer në spektator. Pra kemi solidarizim show, por nga ana tjetër varësia nga gazi është aty.”, tha ajo.
/abcnews.al/

