Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i vendosur se vendi i tij do të vazhdojë të përdorë mjete ushtarake, për të zbatuar atë që ai e quan “dy vijat e kuqe” që ka vendosur në Siri.
Në një videomesazh, Netanyahu tha se demilitarizimi i zonës në jug të Damaskut nga lartësitë e Golanit deri në malet Druze është një vijë e kuqe. E dyta siç thotë ai, është mbrojtja e vëllezërve në Druze në Jebel et Druze.
Ai akuzoi drejtpërdrejt regjimin e Ahmed Al-Sharaa në Siri për shkelje të të dy kufijve.
“Ai dërgoi trupa në jug të Damaskut, në një zonë që duhet të çmilitarizohet, dhe nisi masakrimin. Ne këtë nuk mund ta pranonim në asnjë mënyrë”, ka thënë mes të tjerash ai.
/abcnews.al/