Protestuesit antiqeveritarë dolën në rrugët e kryeqytetit armen Jerevan për të tretën ditë radhazi për të protestuar kundër trajtimit të krizës në Nagorno-Karabakh nga qeveria armene
Ushtria e Azerbajxhanit nisi një ofensivë të martën kundër Nagorno-Karabakh, një enklavë separatiste e populluar nga armenë dhe skenë e një konflikti të ashpër në vitin 2020 që ka lejuar Bakun të pushtojë zona të mëdha të territorit në rajon.
Protests continue in #Yerevan today
Demonstrations are taking place in front of the government building. #Pashinyan has already been booed there, local media reported.
Protest leaders are calling for a nationwide strike. pic.twitter.com/jYh8lonFE3
— NEXTA (@nexta_tv) September 22, 2023
Pas 24 orësh luftimesh, autoritetet e Nagorno-Karabakh hodhën armët dhe negociatat filluan të enjten, me ndërmjetësimin e Moskës.
Fitorja nga forcat e Bakut shkaktoi protesta masive antiqeveritare në Jerevan, ku partitë opozitare akuzojnë kryeministrin Nikol Pashinyan se ka bërë shumë lëshime ndaj Bakut dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Udhëheqësit e opozitës armene kanë njoftuar gjithashtu synimin e tyre për të nisur procedurat e shkarkimit të Nikol Pashinyan në parlament. Sot në mëngjes, grupe të vogla protestuesish bllokuan rrugët e Jerevanit duke kërcënuar se do të ndërpresin mbledhjen e kabinetit.
Policia arrestoi Andranik Tevanyan, një nga organizatorët e demonstratës. Protestuesit kërkuan që qeveria të marrë masa për të ndihmuar popullatën armene të Nagorno-Karabakh dhe transferimin e tyre në Armeni.
Anti-Government Protesters Block Streets in Yerevan, Armenia, Over Nagorno-Karabakh Crisis Handling#Yerevan #Armenia #Azerbaijan #NagornoKarabakh #ArmeniaProtest #BNN #Worldnews #Dailynews #Breakingnews #Newsupdate pic.twitter.com/J52nRuXi1W
— Ruchi Bhargava (@ruchib1975) September 22, 2023
Kryeministri i Armenisë tha sot se po bëhen përgatitje për të pritur 40 mijë refugjatë, duke theksuar se qëllimi i tij kryesor është “që bashkatdhetarët tanë të kenë mundësinë të jetojnë në shtëpitë e tyre pa frikë dhe në kushte të sigurta”.
A video shows how the gates of the #Russian embassy in #Yerevan was poured with red paint. https://t.co/KahGFDTzBS pic.twitter.com/qMyabET3Vj
— NEXTA (@nexta_tv) September 22, 2023
“Ka shpresë se situata humanitare mund të përmirësohet” në Nagorno-Karabakh, tha ai, duke shtuar se situata “po zhvillohet me shpejtësi”.
Në Jerevan, dhjetëra protestues u arrestuan të mërkurën para zyrave të Pashinyanit pas incidenteve në të cilat protestuesit hodhën shishe dhe gurë ndërsa u përpoqën të sulmonin ndërtesën.
🇦🇲 🇦🇿 Thousands of angry citizens rallied outside in Yerevan in #Armenia on Thursday, after peace talks between #Azerbaijan and Armenia over the breakaway region of Nagorno-Karabakh⤵️ pic.twitter.com/nUnsgMKMP7
— FRANCE 24 English (@France24_en) September 22, 2023
Forcat speciale të policisë kanë paralajmëruar se do të marrin “masa të veçanta” nëse trazirat vazhdojnë. Dorëzimi i separatistëve armenë rriti presionin ndaj kryeministrit të Armenisë, i cili akuzohet se nuk i ka ndihmuar ata.
Megjithatë, ai u bëri thirrje dje armenëve që të marrin rrugën e paqes, “edhe nëse nuk është e lehtë”. Ditën e djeshme, ai paralajmëroi se qeveria e tij do të veprojë me vendosmëri, por në përputhje me ligjin kundër trazirave.
/abcnews.al