Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Zaloshnja: Ligje për ata që fitojnë në mënyrë abuzive. Gjikondi: Qeveria të ketë plan rezervë

schedule20:47 - 19 Mars, 2026

schedule 20:47 - 19 Mars, 2026

Sondazhisti Eduart Zaloshnja thotë se në situata të jashtëzakonshme, si ajo e konfliktit në Lindjen e Mesme, që ka prekur edhe tregun e karburanteve, shtete perëndimore kanë ligje të veçanta për kompanitë që marrin fitim abuzive në kurriz të qytetarëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zaloshnja tha se shtetet kanë ligje që monitorojnë çmimet.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi deklaroi se qeveria duhet të ketë plan rezervë për konsumatorët, pasi duket se lufta do të zgjasë.



Eduard Zaloshnja: Në situata të jashtëzakonshme, të tregut të karburanteve, jo pak shtete perëndimore që bazohen në ekonominë e tregut të lirë, kanë edhe të ligje të veçanta për ata të quhet fitim abuziv në kurriz të publikut, në një situatë emergjence. Shumë nga shtetet e SHBA, kanë ligje të posaçme, pikërisht për situata të tilla, kur kompanitë mund të shfrytëzojnë emergjencën për të mbingarkuar çmimin e tyre për publikun. Jo në pak raste, kemi pasur situata të tilla. Në situata të tilla, shtetet vetë kanë ligje të tilla që monitorojnë kostot, çmimin dhe kanë efekte ligjore, gjoba të rënda që e përdorin në mënyrë abuzive rritjen e çmimit. Amerika sot po diskuton të ndalojë eksportin e karburanteve. Nuk është ndonjë çudi, që një qeveri të ndërhyjë.

Brizida Gjikondi: Ti nuk ndërhyn te biznesi, por tek taksat e tua duhet të ndërhysh. Ai duhet të ketë plan rezervë, duhet të ketë gati disa VKM, sepse duket se kjo është një luftë që do zgjasë, nuk është luftë afatshkurtër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!