Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Von der Leyen: Paqja, kritike për furnizimet globale me energji

schedule07:31 - 24 Mars, 2026

schedule 07:31 - 24 Mars, 2026

Duke folur gjatë një vizite në Australi, shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen theksoi nevojën për paqe të negociuar për t’i dhënë fund luftës së Iranit.

Ajo tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin e vazhdueshëm, shkruan BBC.

“Është me rëndësi të madhe që të arrijmë në një zgjidhje të negociuar dhe kjo t’i japë fund armiqësive që shohim në Lindjen e Mesme”, deklaroi von der Leyen së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese në Canberra.



Sipas saj, disa vende të BE-së po përgatiten të ndihmojnë në një “mision” për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit sapo të përfundojë lufta.

“Ne të gjithë i ndiejmë efektet anësore në çmimet e gazit dhe naftës, në bizneset dhe shoqëritë tona”, tha von der Leyen, duke shtuar se kanali tregtar është “kritik për linjat e furnizimit me energji në të gjithë botën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!