Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme, “Sektori më i prekur, bujqësia”/ Radonshiqi: Nësë zgjat mbi një muaj, do ketë rritje të çmimeve

schedule14:20 - 16 Mars, 2026

schedule 14:20 - 16 Mars, 2026

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi paralajmëron se rritja e çmimeve të naftës ka nisur të japë efektet e para brenda 24 orëve, duke ndikuar jo vetëm te karburanti, por edhe te transporti, produktet bujqësore dhe plehrat kimike.

Sipas saj, kjo situatë po dëmton ndjeshëm bujqësinë, pasi fermerët përballen me kosto më të larta dhe rrezikojnë uljen e fitimeve. Radonshiqi tha se nëse lufta zgjat më shumë se një muaj, Shqipëria mund të përballet me rritje të mëtejshme të çmimeve, veçanërisht edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.

“Brenda 24 orëve u dhanë sinjalet e para për çmimet e naftës dhe bizneset e konsumatorët po e vuajnë këtë. Efektet nuk janë vetëm te nafta, është te transporti, te produktet që kanë nevojë për naftë dhe kemi edhe rritje të çmimit të plehrave kimike.



Dëmton shumë prodhimin vendas sepse fermerët po përballen me një sërë problematikash. Nëse do të duhet që konsumatori shqiptar të blejë një produkt të importuar apo të brendshëm, për shkak të çmimeve do të zgjedhë atë produkt me çmim më të ulët që janë ato të importit.

Kjo është një goditje për fermerët sepse do të ulë marzhin e fitimit dhe mund të sjellë një krizë në sektorin e bujqësisë. Do të jetë një sektor i prekur, por bujqësia vetë ka elemente si rritja e pagës së punonjësve dhe mungesa e tregut që do të sjellë pakënaqësi për vetë fermerët.

Shqipëria është një vend që impaktohet nga lufta dhe çmimi i karburantit, ndërsa sektori funksionon si oligopol. Për 24 orë u reflektua një rritje çmimesh dhe pas monitorimeve nuk kemi parë ndonjë ulje të lehtë të çmimeve, edhe pse me ligj duhet minimalisht 1 muaj, nuk mund të reflektohet për 24 orë.

Por edhe në vende të tjera si Gjermania dhe Italia ka pasur rritje të çmimeve për kaq kohë të shkurtër. Nëse lufta do të zgjasë më shumë se një muaj, në Shqipëri do të kemi rritje të çmimeve, edhe për shkak të hapjes së sezonit të turizmit që ka sjellë një rritje çmimesh.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!