Konflikti në Lindjen e Mesme/Gjermania mesazh Izraelit

schedule09:03 - 1 Shkurt, 2018

schedule 09:03 - 1 Shkurt, 2018

Gjermania ka shprehur shqetësimin e saj për qëndrimin e marrë së fundmi nga Izraeli në lidhje me konfliktin me Palestinën. Duke folur në një konferencë në Tel Aviv, ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel ka deklaruar se është i shqetësuar për distancimin e qeverisë izraelite nga zgjidhja me dy shtete. Gjermania është një ndër mbështetësit më të fortë të Izraelit dhe ndër aleatët më të ngushtë të tij. “Si mik i Izraelit dhe si ministër i Jashtëm i një vendi që është zotuar për ruajtjen e sigurisë tuaj jam sinqerisht i shqetësuar për opsionet e zgjedhura”, ka deklaruar Grabriel në Institutin e Studimeve për Sigurinë Kombëtare. Ai ka nënvizuar se shfaqja e disa ministrave të shtetit hebre kundër zgjidhjes me dy shtete ka krijuar pasiguri edhe në vende të tjera. “Këto sinjale të paqarta nuk do të kalojnë pa u vënë re në Europë, ku shqetësimi për veprimet e Izraelit është në rritje”, ka thënë Gabriel. Shefi i diplomacisë gjermane ka shtuar më tej se edhe mbështetja e hapur e presidentit Trump për Izraelin nuk është pozitive. “Amerikanët po ju dalin krah më shumë se më parë, po a është kjo një gjë pozitive? Kur mendoj për pasojat e mundshme mendoj se është më tepër një thikë me dy presa”, ka shtuar Gabriel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!