Linja ajrore britanike EasyJet njoftoi të martën pezullimin e fluturimeve drejt Izraelit deri më 27 tetor, duke përmendur situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
“Si rezultat i situatës së vazhdueshme në zhvillim në Izrael, EasyJet tani ka marrë vendimin për të pezulluar fluturimet në Tel Aviv për pjesën e mbetur të sezonit veror,” tha një zëdhënës i kompanisë.
Vendimi për të anuluar të gjitha fluturimet deri në tetor vjen pak më shumë se një muaj pasi linja ajrore rifilloi fluturimet drejt Izraelit për herë të parë që nga sulmi terrorist i Hamasit të 7 tetorit dhe lufta që pasoi në Gaza.
/abcnews.al